0Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev diskutoi çështjet e zhvillimit të Qarkut Hanti-Mansijsk me Guvernatoren e re Natalia Komarova. Ai mendon, se pavarësisht nga burimet e pasura natyrore të këtij qarku dhe mbështetja e kompleksit të tij energjetik dhe të lëndëve djegëse, "duhet të mendohet për zhvillimin e një industrisë sa më efektive". Medvediev njoftoi, se arriti të vizitojë disa objekte, të cilat e bënë atë të ndjehet optimist.