Rusia e fortë e demokratike është një faktor i rëndësishëm në rendin botëror bashkëkohor. Kina do ta mbështesë atë dhe do të synojë drejt asaj që ti nxjerrë marrëdhëniet me leverdi reciproke ruso-kineze në një nivel më të lartë, deklaroi Zëvendësi i Kryetarit të Republikës Popullore të Kinës Xi Jinping gjatë kohës së takimit në Moskë me Kryeministrin e Rusisë Vladimir Putin. "Kina në kuptimin e plotë të fjalës është për ne partnere strategjike, iu përgjigj atij Vladimir Putin. Midis vendeve tona marrëdhëniet po zhvillohen aktivisht në shumë drejtime. Në kushtet e krizës botërore është reduktuar vërtet disi qarkullimi i mallrave, por rritja e investimeve reciproke po vazhdon megjithatë. Është krijuar gjithashtu mekanizmi i shumëanshëm i bashkëpunimit për bashkërendimin e pozitave tona në arenën ndërkombëtare, për intensifikimin e lidhjeve tregtaro-ekonomike", tha Vladimir Putin. Këto vitet e fundit interesi ndaj Kinës po vjen duke u rritur në mes të qytetarëve rusë. Le të përmendim disa shifra në përforcim të këtij konstatimi. Në 100 universitete ruse jepet lënda e gjuhës kineze. Vetëm në Moskë menjëherë në 10 shkolla të mesme është krijuar mundësia e përvetësimit të kësaj gjuhe, kurse numri i kurseve të përshpejtuara të mësimit të gjuhës kineze është disa herë më i lartë. Dhe në qoftë se më parë me njohjen e historisë dhe kulturës së Kinës rusët merreshin për qëllime shkencore, aktualisht në rendin e ditës kanë hyrë edhe biznes marrëdhëniet. Nga ana e vet, edhe në Kinë po evidentohet bumi i gjithçkaje ruse. Gjuhën ruse kanë filluar ta mësojnë qindra mijëra studentë e nxënës dhe kërkesat për përvetësimin e saj po vijnë duke u rritur nga viti në vit. Prandaj jo krejt rastësisht Viti 2009 u bë në Kinë Vit i gjuhës ruse, kuse 2010 në Rusi- Vit i gjuhës kineze.