0Kina është partnere strategjike e Rusisë, deklaroi Kryeministri i Federatës Ruse Vladimir Putin në takimin në Moskë me Zëvendës kryetarin e RP të Kinës Xi Jinping. Sipas fjalëve të tij, marrëdhëniet dypalëshe po zhvillohen në mënyrë aktive në shumë drejtime të ndryshme. Putin theksoi, se Rusia ka ndërmend ti zhvillojë marrëdhëniet e veta me Kinën duke u nisur nga respektimi i interesave të përbashkëta. Xi Jinping mendon, se Rusia duhet të luajë rol të rëndësishëm në çështjet ndërkombëtare dhe rajonale. Rusia dhe Kina "duhet të bashkëveprojnë edhe më tej për krijimin e botës shumëpolare dhe demokratizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare", tha ai.