0Rusia do të përmbahet nga ratifikimi i Protokollit №6 për anulimin e dënimit me vdekje në lidhje me rreziqet kërcënuese terroriste, deklaroi Kryetari i Dumës Shtetërore Boris Grizllov në takimin me raportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit Europian (APKE) Andreas Gross dhe Georgi Frund. Gjatë kësaj, theksoi Zëdhënësi, Rusia plotëson me rigorozitet shumicën e detyrimeve të veta të marra përsipër për anëtarësimin në BE. Ai vuri në dukje gjithashtu se në Rusi është vendosur moratorium për aplikimin e dënimit me vdekje. Raportuesit e APKE propozuan të përpunohet "harta rrugore", e cila do të sjellë në përfundimin e monitorimit të detyrimeve të Federatës Ruse ndaj Këshillit të Europës.