0Gjykata e qytetit gjerman Aahen dënoi me burgim të përjetshëm ish esesin (SS) 88 vjeçar për vrasjen e tre shtetasve hollandezë në vitet e Luftës së Dytë Botërore. I akuzuari Hajnrih Bere e pranoi fajin e vet. Në vitin 1949 Bere u dënua në mungesë me vdekje nga Gjyqi i Amsterdamit, pas të cilit ky vendim u ndryshua me burgim të përjetshëm. Por gjatë gjithë kësaj kohe Gjermania refuzonte t'ia dorëzonte atë Hollandës.