0"Federata Ruse dhe Franca bashkëpunojnë në sferën e transportit për realizimin e projekteve konkrete investuese. Në veçanti, kompania franceze "Vinchi" brenda këtij muaji do të fillojë ndërtimin e rrugës së parë automobilistike me pagesë me itinerar Moskë-Shën Peterburg, njoftoi Nënkryeministri i Federatës Ruse Sergei Ivanov në Sallonin Ndërkombëtar të transportit dhe logjistikës në Paris. Pjesëmarrja ruse në këtë forum i kushtohet aktiviteteve, të cilat po zhvillohen në kuadrin e Vitit të shkëmbimeve të ndërsjellta kulturore midis Rusisë dheFrancës. Në punën e sallonit marrin pjesë rreth 800 kompani nga 70 vende të ndryshme të botës.