Në Shën Peterburg po zhvillohet turneu ndërkombëtar muzikor i ansambleve instrumentale "Terem crossover". Artin e tyre do ta demonstrojnë në të 300 muzikantë nga 20 vende. Për pjesëmarrësit nuk ekzistojnë kurrfarë kufizimesh përkatësisht shfrytëzimit të gjinive muzikore. Pasazhet virtuoze të kuartetit nga Gjermania, muzika ballkanike nën ekzekutimin e kitaristëve nga Serbia, një larmi e jashtëzakonshme ritmesh të instrumenteve me perkuson me peshë gjysëm toni nga Hungaria, - dhe këto nuk janë aspak lista e plotë e gjithë asaj që mund të dëgjosh në këtë turne muzikor, i cili do të përfundojë më 28 mars.