Në Moskë u hap Forumi i III-të energjetik Kaspik. Problemet e dialogut energjetik ndërkombëtar, programet e përbashkëta kërkimoro-shkencore duke përfshirë edhe përvetësimin e rezervave hidrokarbure të Detit Kaspik, ndërtimi dhe modernizimi i objekteve të infrastrukturës industriale, burimet e rikuperueshme, të gjitha këto do të jenë në qendër të vëmendjes së këtij forumi. Nuk është lënë aspak në harresë edhe ekologjia - ruajtja e florës dhe faunës unikale të Detit Kaspik. Prapa skene mbeten të tjera probleme, jo më pak të mprehta, ato të vendeve pjesëmarrëse. Pyetjes, se çfarë është dominues në veprimtarinë e partnerëve ndërkombëtarë në rajonin e Kaspikut - bashkëpunimi apo konfrontimi?, nuk i është dhënë një përgjigje e qartë akoma. "Turbullues i qetësisë" shpesh del konsorciumi europian "Nabukko". Sapo erdhi një njoftim, se vendimi përfundimtare mbi investimin e gazsjellësit "Nabukko" përsëri është shtyrë për në fund të këtij viti. Si edhe më parë, çështja kryesore mbetet e hapur": me se do të furnizohet ky tubacion? Si furnizuesë kryesorë përmenden vendet pranë detit Kaspik, të cilat akoma nuk kanë dhënë konfirmimin e tyre, si dhe Iraku dhe Egjipti. Ekspertët e botimit gjerman "Handelsblatt" shprehen, se "Nabukko" është vetëm një projekt politik i BE, efektiviteti i të cilit akoma nuk është argumentuar". Maksim Shein, ekspert i kompanisë energjetike counsulting "Broker servis credit" konkluzionin e tyre e konfirmon: "Duhet të ekzistojë një bazë rezervash. "Nabukko" duhet që në fillim të orientohet për shfrytëzimin e gazit iranian. Sepse atje s'ka ku të merret më gaz. Në Irak të gjitha rezervat janë nafte, me përjashtim vetëm të njërit prej tyre, me një vëllim prej 280 miliardë metra kubë gaz. Por këto janë vëllime qesharake. Në listën e projekteve më të mëdha të naftës dhe gazit në botë, Egjipti nuk figuron më". Shkakun kryesor të mossuksesit me sigurimin e bazës së rezervave, botimi gjerman "Handelsblatt" quan ushtrimin e presionit mbi furnizuesit e Kaspikut nga ana e Rusisë. Vërtet Moska po forcon presionin? Ja se çfarë mendimi shpreh në lidhje me këtë eksperti i Institutit të Europës Nikollai Kaveshnikov: "Po a ka vallë presion nga ana e Rusisë? Mendoj, se sigurisht që ka. Sepse Rusia është jashtëzakonisht e interesuar në atë, që ky projekt të mos realizohet. Për Kazakistanin është i rëndësishëm Bashkimi Doganor në bashkëpunim me Rusinë dhe Bjellorusinë si edhe problemi i emigrantëve nga Azia e Mesme. Përsa i përket aftësisë jetike të "Nabukko", është problematike në se do të marrin pjesë në furnizimin e tij Azerbajxhani dhe Kazakistani, sepse pa furnizues suplementarë projekti është ekonomikisht i paargumentuar. Ekspertët e BE për energjetikën vetë konfirmojnë, se pa gazin iranian "Nabukko" nuk  mund të furnizohet. Konsorciumi nuk është i lirë nga konfliktet e brendshme. Turqia - vend transitor ky, për shembull, kërkon 15% të pjesës nga vëllimet e ardhshme të gazit të pompuara nëpërmjet territorit të saj, çka do të thotë 4.5 miliardë metra kubë çdo vit, me çmime favorizuese. BE del kategorikisht kundër kësaj: kush do ta paguajë uljen e çmimit? Politikanët e lartë të BE e shpjegojnë pozitën e vet në lidhje me realizimin e projektit me domosdoshmërinë e minimizimit të varësisë nga Moska. Ish kancelari gjerman Gerhard Schroder pyetjes: se çfarë variantesh i kanë mbetur Europës? - ai përgjigjet: Nigeria, Libia, Algjeria dhe Irani. Brukseli, pyetjes: në se janë në gjendje këto vende të garantojnë një siguri të madhe energjetike? - i përgjigjet me një heshtje varri.