Përfundimin e Traktatit të ri ruso-amerikan mbi Armatimet Strategjike Ofensive (ASO) e pengon refuzimi, mosdashja e SHBA-s për të përfshirë në marrëveshje problematikën e Mbrojtjes Antiraket (MAR). Një mendim të tillë shprehu në faqet e botimit "Rossijskaja gazeta" Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura të Federatës Ruse, gjenerali armatës Nikollai Makarov. Në kohën e vet pat ekzistuar Traktati sipas të cilit Rusia dhe SHBA-s morrën mbi vete detyrimin për moszhvillimin e sistemit të Mbrojtjes Antiraket. Por më pas SHBA-s dolën nga ky Traktat, gjë kjo që ndikoi negativisht në situatën me stabilitetin strategjik në botë. Në qoftë se do të fillojë të zhvillohet MAR e amerikanëve, atëhere atyre do tu krijohen mundësi më të mëdha për goditjen e raketave ruse që në kohën e fluturimit drejt objektivit. Domethënë, ekuilibri i forcave u zhvendos në favor të SHBA-s. Dhe Rusia nuk mund ta nënshkruajë kurrsesi një Traktat të tillë apriori të disfavorshëm, cënues për të. Presidenti Barak Obama e percepton qartë këtë pozitë. Jo më kot të kuptuarit reciprok të ndërlidhurisë midis ASO dhe MAR gjeti pasqyrim në memorandumin mbi synimet, të cilin presidentët e Rusisë dhe SHBA-s e nënshkruan gjatë kohës së vizitës në Moskë të Barak Obamës në korrik të vitit të kaluar. Kurse tani pala ruse dëshiron ta përforcojë këtë pikë në Traktatin mbi ASO, thotë eksperti i Qendrës së sigurimit ndërkombëtar të Institutit të Ekonomisë Botërore dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Akademisë së Shkencave të Rusisë Vladimir Jevsejev: "Rusia e kupton për mrekulli, se Traktati i ri nuk mund të zëvendësojë me veten Traktatin për Mbrojtjen Antiraket, i cili u nënshkrua në vitin 1972. Rrjedhimisht ajo nuk mund të ngulë këmbë që në Traktatin e ri të përcaktohen ndofarë kufizimesh sasiore përkatësisht MAR. E megjithatë, vetë vënia në dukje e një ndërlidhurie të tillë është e arsyeshme dhe e natyrshme", Vladimir Jevsejev. Ndërkohë në senatin amerikan mbeten jo pak kundërshtarë të një qendrimi të tillë. Disa përfaqësues të isteblishmentit amerikan dhanë të kuptohet qartë, se Traktati i ri mbi Armatimet Strategjike Ofensive nuk i duhet aq fort SHBA-s se sa Rusisë, shumë raketa të së cilës duhet të hiqen nga përdorimi për shkak të skadimit të kohës së përdorimit të tyre. Duke komentuar këtë pikëpamje, eksperti Vladimir Jevsejev rekomandon të shikohet problemi jo në mënyrë kaq të njëanshme: "Rusia është më tepër e interesuar për atë, që Traktati i ri të nënshkruhet. Kjo do ti lejonte asaj të vazhdonte reduktimin e planifikuar të ASO dhe jo të përpiqej të gjente mundësi për ruajtjen, të paktën, të nivelit aktual të këtyre lloj armatmeve. SHBA-s nuk e kanë këtë problem, sepse ato kanë mundësi ta ruajnë sasinë e ASO në nivelin 1100 njësi për një kohë shumë të gjatë. Por nga kjo nuk rezulton aspak, se Rusia në mënyrë të njëanshme është e gatshme të bëjë lëshime". Sipas informacionit që vjen nga të dyja palët, Traktati i ri mbi ASO është bashkërenditur deri në 95%. Pritet, që palët të arrijnë megjithatë në marrëveshje deri në 12 prill, kur në Uashington do të mbahet samiti për sigurimin bërthamor. Por afatet e sakta të nënshkrimit të dokumentit në fjalë do të varen nga gatishmëria e palëve për të marrë parasysh interesat e njëri tjetrit.