0Meteorologët rusë kremtojnë festën e tyre profesionale. Kjo datë koinçidon me ditën botërore Meteorologjike, e cila festohet çdo vit më 23 mars me mbështetjen e OKB-së. "Në vitet 60 u krijua Shërbimi Botëror i parashikimit të motit si dhe Programi botëror i studimeve shkencore, i cili është sot burimi kryesor i informacionit për ndryshimet klimatike", shprehet Drejtori i stacionit hidrometeorologjik rus Aleksandër Frollov. Sistemi i monitorimit hidrometeorologjik në Rusi filloi të krijohej që në vitin 1834. Që nga ajo kohë rrjeti meteorologjik në Rusi filloi të realizojë monitorime të rregullta meteorologjike dhe magnetike.