0Mbi 420 ndërmarrje nga 39 vende të botës marrin pjesë në Ekspozitën ndërkombëtare të aviacionit kozmik "FIDAE-2010", e cila pritet të hapet në kryeqytetin kilian. Mjetet financiare nga shitje e biletave të hyrjes në këtë ekspozite do të shkojnë për nevojat e të dëmtuarve nga tërmeti i fuqishëm që ra në Kili në fund të shkurtit. Përveç kësaj, një sërë pjesëmarrësish të ekspozitës në fjalë -me aeroplanët dhe helikopterët e tyre - do të mbërrijnë në Santiago me ndihma humanitare në bord. Si i thonë fjalës, "kripa" e ekspozitës ruse do të bëhet aeroplani-amfibia Be-200 turboreaktiv shumëfunksional, modeli i të cilit është prezantuar në këtë ekspozitë me kërkesë të palës kiliane.