0Efektiviteti energjetik në Kompleksin Energjetik dhe të Lëndëve djegëse dhe do të jetë tema kryesore e mbledhjes së komisionit për modernizimin e ekonomisë, e cila do të zhvillohet sot nga Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev në Hanti-Mansijsk. Gjatë vizitës së punës në qendrën e qarkut më të madh të naftës në Rusi, të cilin e parakalon përkatësisht vëllimit të nxjerrjes së naftës vetëm Arabia Saudite, Dimitri Medvediev do të vizitojë edhe dy vendburime nafte me mjaft perspektivë, njofton Agjencia ITAR-TASS. Atje aplikohen teknologji të përparuara në ndërtimin, përvetësimin e shfrytëzimin e puseve të naftës, të cilat lejojnë rritjen e koeficientit të nxjerrjes së naftës.