0Narkotrafiku afgan paraqet rrezik kërcënues të drejtëpërdrejtë dhe evident për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe prandaj ai duhet neutralizuar në mënyrë kolektive duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë ekzistuese, deklaroi Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë pranë OKB-së Vitali Çurkin në mbledhjen e organizatës së Këshillit të Sigurimit. Ai shprehu habi në lidhje me njoftimet që u  dukën në masmedia mbi synimin e Forcave Ndërkombëtare në Afganistan për të hequr dorë nga likuidimi i të mbjellave të lulekuqes së opiumit. Federata Ruse mbështet proceset e rregullimit dhe pajtimit politik në Afganistan, theksoi Vitali Çurkin.