Rusisë dhe SHBA-së i kanë mbetur që të bashkërendisin vetëm disa momente të Traktatit të ri mbi Armatimet Strategjike Ofensive (ASO), deklaroi Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse (FR) Nikollai Makarov në intervistën e vet dhënë për botimin "Rossijskaja gazeta". Rusia ngul këmbë në përfshirjen e problematikës së sistemit të Mbrojtjes Antiraket (MAR) në Traktatin e ri. Kjo gjë ka lidhje me planet amerikane për dislokimin e mundshëm të elemeteve të sistemit të MAR në Poloni, Rumani, Çeki dhe Bullgari, njofton shefi i Shtabit të Përgjithshëm rus. Sipas fjalëve të tij, në krahasim me Traktatin mbi ASO të vitit 1991, afati i të cilit tashmë ka përfunduar dhe që rezultoi për FR në një masë të konsiderueshme cënues, traktati i ardhshëm duhet të ketë karakter pariteti. Mundësia dhe afatet e nënshkrimit të dokumentit do të varen, në radhë të parë, nga gatishmëria e të dyja palëve për marrjen parasysh të interesave reciproke, theksoi Nikollai Makarov. Ai mendon, se nënshkrimi i Traktatit mund të bëhet në fillim të prillit.