0Për pjesëmarrjen në krijimin e fotokronikës së Luftës së Madhe Patriotike dhe etapave të tjera kyçe të historisë krijuesit e Internet-portalit të ri "Dritaret e Rusisë. Kronika popullore" ftojnë të gjithë qytetarët rusë. Etapa e parë e punës mbi fotokronikën iu kushtua 65 vjetorit të Fitores. Çdo vizitor mund të shikojë jo vetëm xhirime dokumentarë të rralla të marra nga fotoarkivi, ndër të tjera edhe nga Agjencia ITAR-TASS e Akademia e Shkencave ruse, por edhe në mënyrë të pavarur mund ta plotësojë këtë fotokronikë me dokumente e fotografi nga arkivat private familjare.