Në Bruksel më 24 mars do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Rusi-NATO me pjesëmarrjen e Drejtorit të Shërbimit Federal të Rusisë për kontrollin ndaj trafikimit të drogës Viktor Ivanov. Siç njoftoi Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë NATO-s Dimitri Rogozin, "fjalë do të bëhet mbi situatën rreth narkotrafikut nga Afganistani për në vendet e Azisë Qendrore, Rusi dhe Europë". Prodhimi i drogës në Afganistan por rritet me ritme jashtëzakonisht të shpejta. Sipas të dhënave të OKB-së, nga droga afgane jashtë kufijve të këtij vendi kanë gjetur vdekjen tashmë më shumë se 1 milionë veta.