Më shumë se 300 eksponate unikale, që tregojnë për krimet e monstruoze të nazizmit, do të vërë në dispozicion Muzeu Qendror rus i Luftës së Madhe Patriotike për ekspozitën në Francë, kushtuar 65 vjetorit të Fitores. Aktiviteti do të startojë në Strasburg më 15 tetor. Sipas mendimit të njërës prej autorëve të projektit Viktoria Skrjabina, ekspozita duhet të bëhet kundërpërgjigje ndaj përpjekjeve të rishkruarjes apo shtrembërimit të historisë, venies në dyshim të përfundimeve të luftës dhe vendimeve të Gjykatës së Nurenbergut.  Organizatorët e ekspozitës gjithashtu vunë në dukje, se kjo do të bëhet një ngjarje e shënuar në jetën kulturore të vendeve në Vitin e "shkëmbimeve të ndërsjellta kulturore" midis Rusisë dhe Francës.