Raportuesi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit Europian (APKE) për të drejtat e njeriut në Kaukazin e Veriut Dik Marti mendon ta paraqesë raportin e vet në lidhje me këtë temë në sesionin e qershorit të APKE-së. Për këtë ai deklaroi në intervistën e vet dhënë për Agjencinë RIA Lajmet. Dik Marti do të ndodhet në këtë rajon nga 22 deri në 28 mars dhe do të vizitojë Ingushetinë, Dagestanin dhe Çeçeninë. Ai u emërua raportues për të drejtat e njeriut në Kaukazin e Veriut para disa vitesh.