Kuba përfitoi pjesën e parë për këtë vit të ndihmës humanitare ruse me anë të anijes Korabël, e cila është ankoruar për shkarkim në portin Suenfuegos me një ngarkesë prej 25 mijë tonë drithë në bord. Gjithsej në Kubë, sipas vendimit të qeverisë së Rusisë, planifikohet të furnizohen deri në 100 mijë tonë grurë. Aktualisht filloi përgatitja për shkarkimin e partisë së dytë të drithit. Së shpejti drith rus do të furnizohet gjithashtu në Mongoli, Nikaragua, Etiopi dhe në vende të tjera tejet të varfra.