Kryeministri Vladimir Putin uroi sportistët paralimpikë rusë me rastin e fitores në Vankuver. Në mesaxhin e vet të urimit ai e quajti suksesin e arritur rezultat të  punës së koordinuar të sportistëve, trajnerëve, mjekëve dhe specialistëve, të cilët ishin përgjegjës për përgatitjen e starteve. "Por para së gjithash, kjo është fitore e çdo njërit prej jush. Ky është triumf i forcës shpirtërore mbi rrethanat e fatit. Ju të gjithë luftuat me pikësynimin për arritjen me çdo kusht të fitores olimpike. Dhe përsëri ju i demostruat gjithë botës, se çfarë vlere të vërtetë kanë sportistët rusë dhe se ç'janë të aftë të bëjnë ata". Në Vankuver skuadra përfaqësuese e Rusisë zuri vendin e parë, duke fituar 38 medalje: 12 ari, 16 argjendi dhe 10 bronzi.