0Organet ruse të ruajtjes së rendit kanë arrestuar disa të dyshuar për organizimin e sulmeve hackers në sistemin e pagesave Royal Bank of Scotland në vjeshtë të vitit 2008, njofton Financial Times me referim tek burime anonime. Sipas të dhënave të botimit, Shërbimi Federal i Sigurimit të Rusisë arrestoi liderin e dyshuar të një bande me origjinë nga Shën Petërburgu Viktor Pleshuk. Midis bashkëpjesëmarrësve të krimit ishin edhe shtetas të Moldavisë dhe Estonisë. Në vjeshtë të vitit 2008 ata morrën akses tek të dhënat e llogarive bankare të klientëve të RBS WorldPay, kurse më pas me ndihmën e kartave debitore fallco ata tërhoqën nga bankat e vendeve të ndryshme më shumë se 9 miliardë dollarë.