0Energjetika është një ndër gurët themeltarë të ekonomisë së Rusisë dhe Danimarkës, deklaroi Kreu i qeverisë së Rusisë Vladimir Putin në takimin e zhvilluar në Shën Peterburg me homologun e vet nga Danimarka Lars Lokke Rasmussen. Putin i propozoi homologut të vet të njihet me ecurinë e ndërtimit të gazsjellësit "Nord Stream" ("Rryma Veriore"), i cili do të kalojë nëpër fundin e Detit Balltik pranë brigjeve të Danimarkës dhe falënderoi qeverinë e këtij vendi, e cila e para dha lejen e shtrimit të gazsjellësit për në Europën Perëndimore. Kryeministri rus i propozoi gjithashtu Danimarkës që të bashkojnë përpjekjet për ndërtimin e anijeve.