0BE do ti japë Greqisë 22 miliardë euro. Për këtë i njoftoi Agjencisë ITAR-TASS një burim në mbledhjen ministrore të Këshillit të BE, që u mbajt në Bruksel. Sipas fjalëve të tij, "plani i ndihmës për Greqinë mund të realizohet me të ardhurat e Fondit Monetar Ndërkombëtar". Për dhënien e mbështetjes financiare Greqisë, së cilës vetëm për shlyerjen e borxhit të jashtëm këtë vit do ti duhen 50 miliardë euro, u shprehën të gjithë pjesëmarrësit e mbledhjes me në krye Spanjën, kryesuesen aktuale në BE, me përjashtim të Gjermanisë.