0Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin kërkoi nga qeveria të mos lejohet shtrenjtimi i objekteve të mëdha infrastrukturore dhe premtoi pushimin nga puna të zyrtarëve që janë fajtorë në përgatitjen jocilësore të sferës industriale. Në takimin me Nënkryeministrin Dimitri Kozak ai shpjegoi, se në kushtet e deficitit buxhetor nuk duhet të "harxhohen" mjete shtetërore. Kryeministri kujtoi, se në Rusi po bëhen ndërtime shtetërore për Olimpiadën në Sochi, Universiadën në Kazanj, samitin e Bashkëpunimit Ekonomik të rajonit Aziatiko-OqeanoPaqësor.