Duma Shtetërore e Rusisë po shqyrton variante të ndryshme të realizimit të amnistisë me rastin e jubileut të Fitores. Nga vendet e kryerjes së dënimit mund të lirohen rreth 46 mijë veta. Sipas të dhënave të botimit "Rossiskaja gazeta", pa kurrfarë kufizimesh do të përfitojnë nga amnistia pjesëmarrësit e Luftës së Madhe Patriotike dhe punonjësit e prapavijës. Por të tillë në burgje janë  shumë shumë vetëm disa qindra veta. Pjesëmarrësit e luftërave të tjera, për shembull, veteranët e Afganistanit dhe Çeçenisë nuk do të mund të shpresojnë dot për falje pa kushte. Megjithëse ata dhe kanë hyrë në një farë liste të veçantë favorizuese. Në të ata u renditën në një radhë me invalidët, gratë shtatzëna si dhe gratë dhe burrat e vetmuar që kanë fëmijë të parritur ose fëmijë invalidë. Të gjithë këta persona mund të lirohen nga burgu pavarësisht nga afati i dënimit që kanë marrë. Por për krime e mëkate veçanërisht të rënda falje nuk do të ketë në asnjë mënyrë. Për shembull, nenet "vrasje", "banditizëm" dhe "grabitje" kanë hyrë në listën e ndaluar për lirim. Kështu që heronjtë e luftës në Afganistan - banditët, kusarët dhe nënat-vrasëse me shumë fëmijë- autoritetet nuk do ti lirojnë nga burgjet. Në përgjithësi, dokumenti është përpiluar në mënyrë të tillë, që nga amnistia të përfshihen kryesisht të dënuarit mbi bazë të neneve jo të rënda. Në veçanti, deputetët propozojnë që të falen për nder të jubileut të Fitores së Madhe njerëzit që janë dënuar për herë të parë për krime të kryera me  paramendim dhe që kanë marrë deri në 2 vjet heqje lirie. Në këtë rast nuk ka fare rëndësi nëse ka luftuar personi apo jo. Do ti falin të gjithë. Autorët e projektit janë të gatshëm gjithashtu të përfshijnë në amnisti edhe personat e dënuar për krime të kryera për shkak pakujdesie. Por me një kusht, që afati i dënimit të tyre me heqje lirie të mos i kalojë të 3 vjetët.

Komentimi i artikullit të ditës

Juristi, themeluesi i organizatës shoqërore "Qendra moskovite e mbrojtjes së të drejtave të njeriut" Mihaill Sallkin shprehet për radiokompaninë "Zëri i Rusisë" në lidhje me detajet e hollësitë e amnistisë së re: "Problemi konsiston në atë, se shumica e dënimeve tona janë shumë të rrepta dhe janë të lidhura me heqje lirie. Dhe ndoshta kjo është e drejtuar për atë qëllim, që ata të kryejnë dënimin e merituar të palidhur me heqjen e lirisë. Domethënë, këto mund të jenë ose afate të kushtëzuara dënimi, ose, në veçanti, amnistia. Njëfarë lloj akt i tillë nga ana e shtetit është falje shtetasve të gabimeve të tyre. Dua të vë në dukje, se amnistia që planifikohet, në kundërshtim me me druajtjet ekzistuese, nuk do ta keqësojë situatën kriminogjene meqenëse drejtohet për lirimin e një rrethi të ngushtë personash. Kurrfarë recidivistësh (përsëritësisht) dhe banditësh nuk do të përfshien kurrë nga amnistia. Aktualisht, siç dihet, po diskutohen variante të ndryshme. Se ç'vendim konkret do të merret tani për tani është e vështirë të thuhet. Ekziston një variant minimal - lirimi ekskluzivisht i veteranëve të Luftës së Madhe. Por ka dhe një propozim shumë më të gjerë. Në qoftë se do të përfshihen nga amnistia, ta zemë, edhe ata që janë dënuar me kusht apo kanë marrë dënim alternativ, atëhere i bie të lirohen gjithsej rreth pak më shumë se 300 mijë veta", konkludon juristi, themeluesi i organizatës shoqërore "Qendra moskovite e mbrojtjes së të drejtave të njeriut" Mihaill Sallkin.