Presidentët e Rusisë dhe Guatemalës, përkatësisht, Dimitri Medvediev dhe Alvaro Colom Caballeros dalin për intensifikimin e marrëdhënieve të dy vendeve në sfera të ndryshme. Kryetari i shtetit rus mendon, se lidhjet dypalëshe janë ende të largëta nga ato të mundshme dhe propozoi të mendohet për realizimin e projekteve të mëdha të përbashkëta. Presidenti i Guatemalës theksoi veçanërisht përkimin e qendrimeve të të dy vendeve ndaj problemeve kryesore botërore, njofton Agjencia informative "Interfax". Në takimin me Patriarkun e Moskës dhe Gjithë Rusisë Kirill Presidenti i Guatemalës Alvaro Colom Caballeros diskutoi marrëdhëniet dypalëshe në sferën e besimit dhe kulturës, si dhe rrugët e arritjes së drejtësisë sociale në kushtet e krizës globale.