0Ceremonia e inagurimit të itinerarit të parë të drejtëpërdrejtë transoqeanik midis Rusisë dhe Amerikës së Jugut u zhvillua në Shën Peterburg. Linja Guayaquil (Ekuador)- Kanali i Panamasë-Roterdam- Bremerhafen-Shën Peterburg do të lejojë transportin e ngarkesave nga një kontinent në tjetrin vetëm për 3 javë. Në këtë ceremoni morrën pjesë Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin, homologu i tij danez Lars Loekke Rasmussen (kompania daneze Maersk Line) dhe ministri i industrisë dhe politikës konkurruese të Ekuadorit Xavier Habad.