"Dita e indinjatës" mbarëruse që kaloi, nuk u shndërrua, në kundërshtim me deklaratat e opozitës, në aksion masiv proteste qytetare. Sipas llogarive të ministrisë së punëve të brendshme, u mblodh një numër pjesëmarrësish dhjetra herë më i vogël nga ai i deklaruar prej organizatorëve gjatë marrjes së lejeve për zhvillimin e aksioneve të protestës në qytete të ndryshme të vendit. E megjithatë, autoritetet rajonale nuk mundën ti ndalonin ata, të cilët nuk dëshironin të kufizoheshin me numërimin e parrullave ekonomike dhe kërkuan dorëheqjen e menjëhershme të Kryeministrit Vladimir Putin. Siç shkruan botimi "Nezavisimaja gazeta", tani organizimi i aksioneve të protestës është bërë shumë më i vështirë se sa bile edhe një vit më parë. Atëherë vërehej njëfarë çorientimi i njerëzve, që u shkaktua nga kriza. Më tej autoritetet propozuan paketën e masave antikrizë dhe filluan mjaft energjikisht realizimin e tij. Por alternativë ndaj programit antikrizë nuk ka. Prandaj dhe të bëhet agjitacion nuk ka përse. Rrjedhimisht nuk ke pse të habitesh pastaj edhe nga ajo, se Dita e shpallur e indinjatës nuk mblodhi atë numër pjesëmarrësish që pritej nga organizatorët.

Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton gjatë vizitës së vet dyditore në kryeqytetit rus diskutoi të ardhmen e Traktatit të ri mbi Armatimet Strategjike Ofensive (ASO) dhe rregullimin e problemit të Lindjes së Mesme. Siç vë në dukje botimi "Rossiskaja gazeta", në qoftë se Traktati mbi ASO do të nënshkruhet në një kohë të afërt, atëhere kjo gjë do të pasqyrohet pozitivisht jo vetëm në marrëdhëniet dypalëshe, por edhe në situatën ndërkombëtare në përgjithësi. Vizita e Hillary Clintonit në Moskë u bë përpjekja e fundit për shpëtimin e riformatimit të shpallur një vit më parë të marrëdhënieve ruso-amerikane. Megjithëse detajet e negociatave të fundit mbahen sekret, duke gjykuar nga njoftimet që janë dukur në shtyp, palët ranë dakort për parametrat sasiorë, pra, numrin e kapsollove të dislokuara bërthamore në gjendje gatishmërie dhe mbartësve të tyre.

Autoritetet e reja të Ukrainës konfirmuan gatishmërinë për rikthimin tek projekti i ndërtimit të konsorciumit të transportit të gazit me Rusinë. Por në këmbim të kësaj ato kërkojnë uljen e qenësishme të çmimit të gazit. Në rast të kundërt, Kievi faktikisht kërcënohet me ndërprerjen e pagesave për gazin, duke premtuar ndalimin e financimit të tyre nga buxheti. Ligjin, i cili lejon realizimin e kësaj, Ukraina tashmë e përgatiti. Moska shprehet e gatshme për kompromis, vë në dukje një zyrtar i qeverisë ruse, sepse bile dhe me Kryeministren paraardhëse është arritur në marrëveshje mëse një herë, vë në dukje botimi "Vedomosti". Leverdia kryesore nga krijimi i konsorciumit për "Gazprom-in" është mbajtja nën kontroll e interesave të transitit, vë në dukje bëshkëpunëtori i një prej filialeve "bijëza" të koncernit. Kjo mbetet çështje aktuale, deri sa të mos ndërtohet në jug të Europës gazsjellësi "South Stream".

 Rënia e prodhimit industrial që u fiksua në shkurt e prishi tablonë e kënaqshme për syrin të rimëkëmbjes së pas krizës, të cilën muajt e fundit e vizatonin të dhënat statistikore zyrtare dhe deklaratat e autoriteteve. Sipas mendimit të ekspertëve të pavarur, të anketuar nga botimi "Novie izvestia", kriza nuk ka përfunduar ende, kurse ngritja e ekonomisë vendase nuk ka filluar akoma. Duke marrë parasysh faktin, se këtë vit financime të mëdha buxhetore në kuadrin e masave antikrizë tashmë nuk do të ketë më, qytetarët rusë i presin kohë aspak të lehta. Të dhënat e shkurtit nuk bëjnë gjë tjetër veçse konfirmojnë mendimin e shprehur prej  ekonomistëve kryesorë të vendit që një vit më parë: se rritje të qendrueshme ekonomike tani për tani nuk ka. Disa shenja rritje evidentohen vërtet, por ato nuk janë të qëndrueshme dhe varen, ndër të tjera, nga kushtet e jashtme ekonomike.