0 Lindi ajo në Armavir, ndërsa ka jetuar e ka punuar në Moskë. Ka kënduar në Big Bend-in e drejtuar nga Juri Saulskij. Ka qenë gjithkund me turne. Repertori i saj ka qenë shumë i larmishëm dha ka përfshirë muzikë-xhazi, këngë popullore, vepra të kompozitorëve rusë. Natyra e saj karakterizohej nga një butësi dhe feminitet i jashtëzakonshëm. Kjo femër me bukuri të paqtë, modeste bënte për vete me zërin e saj lirik zemrat e miliona adhuruesve të vet. Midis këngëve të saj më me popullaritet janë «Стою на полустаночке» ("Qendroj në stacionin e vogël të trenit") «Носики курносики» ("Hundëçipëzat e vegjël")...

Valentina Tollkunova - "Unë nuk mundem ndryshe". Regjistrim nga Festivali "Kënga e vitit - 1982". Kënga me muzikë të Aleksandra Pahmutovas, teksti Nikollai Dobronravov.