Paralimpikët rusë konfirmuan titullin e me të fortëve. Skuadra kombëtare e Rusisë përsëri zuri vendin e parë në kualifikimin e përgjithshëm të medaljeve të  Lojrave Dimërore të cilat u zhvilluan në Vankuver, duke fituar në këtë mënyrë një numër rekord medaljesh. Numri i medaljeve të fituara nga skuadra përfaqësuese ruse arriti në 38 medalje: 12 të arta, 16 të argjendta dhe 10 prej bronzi. Në kualifikimin e medaljeve të arta skuadrën ruse e parakaloi kombëtarja e Gjermanisë me një më tepër. Kanadezët, organizatorët e Lojrave Olimpike, u renditën në vendin e tretë. Në këto Lojra sportdashësit dhe komentatorët sportivë dashur padashur i krahasuan debutimet e paralimpikëve me ato të skuadrës kryesore olimpike. Në fakt, të parët ata i morrën si shembull. Dhe nuk pati asnjë ditë, që sportistët rusë me aftësi të kufizuara fizike të mos ngjiteshin në podiumin e triumfit. Kurse disa herë bile dhe i gjithë podiumi ishte i sportistëve rusë. Pikërisht të dielën, në ditën e fundit të Paralimpiadës, sportistët rusë fituan 8 medalje. Në sprintin me ski në distancën 1 km midis sportisëve me karrocë invalidi, me dëmtime të aparatit motorik muskular, rusët me një siguri të plotë zunë tre vendet e para. Medaljen e radhës e fitoi Irek Zaripov. Në Lojrat aktuale sportisi nga Ufa-ja tregoi një rezultat fenomenal, në arritjet e tij numërohen 4 medalje të arta dhe 1 e argjendtë. "Sigurisht, që ndihem jashtëzakonisht i lumtur!", shprehet me entuziazëm Irek Zaripov: " Të gjithë janë të lumtur, të gëzuar për mua. Edhe unë vetë ndihem shumë i lumtur! Në fakt akoma nuk  mund të kuptoj dot se si arrita të fitoj 4 medalje! Për këtë i jam shumë mirënjohës trajnerit tim. Ne kemi punuar 4 vite me radhë pa pushim. Unë i jam mirënjohës Rusisë, u jam mirënjohës të gjithë atyre që më mbështetën dhe patën besim tek unë. Në ceremoninë e mbylljes së Lojrave Presidenti i Këshillit Ndërkombëtar Paralimpik Filippe Krejven vuri në dukje, se treguesit e lartë stabilë të skuadrës së Rusisë në paralimpiada janë rezultat i përpjekjeve kolosale dhe kontributit që jepet nga Rusia në zhvillimin e lëvizjes paralimpike. Ai shprehu besimin, se pas 4 vitesh, në Lojrat që do të zhvillohen në Rusi, të gjithë presin starte impresionuese. Pas këtyre fjalëve, në prezencë të disa mijërave shikuesve, flamuri i lëvizjes paralimpike iu dorëzua Kryetarit të bashkisë së qytetit Soçi-kryeqytetit të Olimpiadës së Bardhë-2014. Duke i dhënë lamtumirën Lojrave të X Olimpike, organizatorët vunë në dukje, se nga viti në vit po rritet niveli profesional i sportistëve. Por gjëja më kryesore konsiston në atë, se çdokush nga sportistët paralimpikë, duke triumfuar mbi veten demonstroi një guxim dhe burrëri të pabesueshme. Me fitoret e tyre të mbresëlënëse ata ngjallin tek miliona njerëz me aftësi të kufizuara fizike besimin se qëllime të paarritshme nuk ka".