Në Moskë në moshën 64 vjeçare u nda nga jeta legjenda e muzikës së lehtë sovjetike Valentina Tollkunova. Në vitet e pushtetit sovjetik këngëtarja ka interpretuar shumë këngë të njohura, zëri i saj tingëllonte në sfondin e emisionit për fëmijë "Natën e mirë vogëlushë" ("Спокойной ночи, малыши"). Valentina Tollkunova ka qenë me turne në Finlandë, Gjermani, SHBA, Kanada, Greqi, Izrael si edhe ka regjistruar 12 disqe dhe kompakt disqe.