Uji i ndotur vret më shumë njerëz se sa luftrat dhe të gjitha format e tjera të dhunës të marra së bashku. Për këtë dëshmon raporti i OKB-së "Uji i prekur" ("Uji i sëmurë"), i përgatitur posaçërisht me rastin e Ditës botërore të Ujit. Në dokument thuhet, se çdo vit nga sëmundjet e lidhura me ujin e cilësisë jo të mirë, vdesin më shumë se 1.5 milionë fëmijë. Ekspertët e OKB-së llogaritën, se çdo vit rreth 2 miliardë tonë ujit të përdorur, të ndotur derdhen në lumenj dhe dete duke stimuluar përhapjen e sëmundjeve dhe duke i shkaktuar një dëm të pandreqshëm ekologjisë, njofton Agjencia ITAR-TASS.