0Sistemi Transportues i Gazit (ATG) i Ukrainës do të mbetet në pronësi të shtetit në rast të krijimit të konsorciumit transportues të gazit. Për këtë deklaroi në vigjilje Nënkryeministri i parë ukrainas Andrei Klujev në transmetimin direkt të kanalit televiziv ICTV. Sipas fjalëve të Klujevit, presupozohet krijimi i konsorciumit me pjesëmarrjen e Ukrainës, Rusisë dhe vendeve të Bashkimit Europian. "Ne duhet të krijojnë kushte maksimalisht të favorshme për vendet e BE, për Rusinë, me qëllim që transiti i gazit të realizohet vetëm nëpërmjet territorit të Ukrainës. Kjo ka të bëjë jo vetëm me gazin, por edhe me naftën si dhe ngarkesat e ndryshme" , citon Agjencia ITAR- TASS fjalët e Andrei Klujevit.