Gjuha ruse po vjen duke u bërë sërish konsoliduese në botën sllave. Për këtë u fol të shtunën në Kongresin ndërkombëtar me temë "Gjuha ruse: fatet historike dhe bota bashkëkohore". Sipas fjalëve të profesorit të Universitetit të Beogradit Bogoljub Stankoviç, në Serbi para pak kohësh filloi të rritet popullariteti i gjuhës ruse jo vetëm midis studentëve, por në radhët e nxënësve të shkollave. Në institucionet mësimore gjuha ruse ndodhet në vend të dytë në rejtingun e popullaritetit pas anglishtes. Kurse në Sllovaki 25% e popullsisë jo vetëm që e zotëron gjuhën ruse, por dhe e përdor aktivisht atë.