Biatlonisti rus Ivan Çerezov doli i pari në garat e mass startit në etapën e Kupës botërore që po zhvillohet në Hollmenkollen të Norvegjisë. Ai përshkoi distancën 15 kilometra duke goditur në shënjestër pa dalë asnjëherë bosh në të katër pikat e zjarrit (qitjes), njofton Agjencia RIA Lajmet. Austriaku Christophe Zumann mbërriti i dyti në finish, kurse Lideri i Kupës botërore në kualifikimin e përgjithshëm, norvegjezi Emil-Gogl Svendsen mori medaljen e bronzit.