Greqia ka nevojë për "një paketë mbështetjeje të kombinuar", deklaroi në vigjilje Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimin Angel Gurria. Më parë Kryetari i Komisionit Europian José Manuel Barroso u bëri thirrje vendeve të BE, të cilat do të mblidhen më 25 mars në samitin e tyre në Bruksel, "për tu marrë vesh sa më shpejt që të jetë e mundur" në lidhje me mekanizmin konkret të dhënies së ndihmës Greqisë. Ai quajti si zgjidhje më të mirë të problemit "sistemin e huave të koordinuara dypalëshe" nga partnerët europianë. Por kundër kësaj del Gjermania, njofton Agjencia ITAR-TASS.