Në Kanada përfunduan Lojrat Paralimpike. Në ditën e fundit të tyre u zhvilluan garat për kompletin e medaljeve në disiplinën e sprintit me ski në distancë 1 kilometër. Rusët arritën të fitojnë 8 medalje, ndër të cilat dhe një të artë. Zotërues i saj u bë Sergei Shillov, i cili doli fitues i garës midis sportistëve me probleme të aparatit motorik osto-vaskular, të ngujuar në karrocat për njerëzit invalidë. Skuadra përfaqësuese e Rusisë ka fituar në këto Lojra numërin më të madh të medaljeve - 38, prej të cilave 12 ari, 16 argjendi dhe 10 bronzi. Por përkatësisht medaljeve të arit ekipin tonë e parakaloi Gjermania, e cila i siguroi vetes 13 medalje ari. Në vendin e tretë u rendit skuadra përfaqësuese e Kanadasë.