Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev do të takohet me Presidentin e Guatemalës Alvaro Colom. Në negociatat që do të zhvillohen në Kremlin kryetarët e shteteve do të diskutojnë problemin e rritjes së qarkullimit tregtar, vendosjes së bashkëpunimit në energjetikë dhe në sferën e nxjerrjes së naftës. Sipas përfundimeve të negociatave do të nënshkruhet deklarata e përbashkët dhe një sërë marrëveshjesh, ndër të tjera edhe për bashkëpunimin tekniko-ushtarak. Lideri i Guatemalës mbërriti në vigjilje në kryeqytetin rus me një vizitë 3 ditore.