Zhvillimi i Arktikut u diskutua në Uashington nga delegatët e vendeve të rajonit polar, njoftoi Agjencia ITAR-TASS. Senatorja nga shteti i Alaskës Liza Murkowski paraqiti të dhënat e Shërbimit Gjeologjik të SHBA-s mbi atë, se rajoni Arktik ruan në thellësitë e veta rreth 30% të rezervave të botërore gazit natyror dhe 13% të rezervave të naftës. Si shembull të punës aktive në Arktikë senatorja përmendi Rusinë. "Rusët po ulin tatimet dhe po eliminojnë barrierat burrokratike me qëllim që të stimulojnë përpunimin e vendburimeve të reja të naftës në Arktikë si dhe planifikojnë të ndërrojnë pothuajse plotësisht  flotën e tyre të akullthyeseve", njoftoi Liza Murkowski.