Rusia shpreson për një bashkëpunim të suksesshëm me SHBA-s në çështjen e rregullimit të konfliktit në Lindjen e Mesme. Për këtë deklaroi Kryeministri rus Vladimir Putin në takimin e zhvilluar me Sekretaren amerikane të shtetit Hillary Clinton në rezidencën e tij në periferitë e Moskës. Putin shprehu keqardhjen e vet në lidhje me shkallëzimin e dhunës në zonën e konfliktit palestinezo-izraelit dhe njëkohësisht shpresën për rritjen e efektivitetit të një instrumenti të tillë të rëndësishëm të rregullimit të tij si "katërshja" e ndërmjetësve ndërkombëtarë, në të cilën hyjnë Rusia, SHBA-s, Bashkimi Europian dhe OKB-ja.