Qytetarja ruse Inga Rantall dhe bashkëshorti i saj, filandezi Veli-Peka, në praninë e diplomatëve rusë nënshkruan me udhëheqjen e organeve të përkujdesit social të qytetit Turku marrëveshjen në lidhje me djalin e tyre Robert, të quajtur plan i "jetës së tij të lumtur". Bashkëshortëve Rantall iu rivendosën të drejtat e mohuara prindërore, njofton Agjencia "Interfax". Plani është përpiluar për periudhën deri më 18 qershor të këtij viti dhe parashikon konsultimet e prindërve në organet e përkujdesit social, ushtrimin e kontrollit nga ana e punonjësve socialë ndaj edukimit të Robertit në shtëpi dhe raportin e përjavshëm të mësuesve për sjelljen e djalit në shkollë.