Banka botërore njoftoi mbi atë, se gratë në Rusi gëzojnë një mbrojtje shumë më të madhe social-ekonomike dhe siguri pune, se sa në mjaft vende të Europës dhe SHBA-s. Siç shkruan botimi "Njezavisimaja gazeta", në raportin me titull "Gratë, biznesi dhe ligji-2010" vendet krahasohen midis tyre përkatësisht të njëjtëve tregues: mundësitë e grave për tu punësuar në të gjitha degët e industrisë njëlloj me burrat, mundësitë për përfitimin e favorizimeve në kohën e shtatzënisë, në veçanti, leja e paguar e barrës si dhe e drejta për të dalë më pension më shpejt se burrat. Por duke venë në dukje triumfin e barazisë në shumicën e vendeve të zhvilluara, ekspertët e Bankës Botërore flasin gjithashtu edhe për diferencën e qenësishme midis pagave të punës së burrave dhe grave. Gratë marrin 22% më pak dhe aksesi i tyre në marrjen së kredive është i kufizuar. Dhe në këtë kuptim Rusia, praktikisht, nuk dallohet nga vendet e tjera. Në Rusi vërtet ekziston diskriminimi i grave përkatësisht nivelit të pagave të punës në vende të njëjta pune me burrat, por niveli i tij nuk del përtej kufive të mesatares botërore. Gratë në Rusi shumë më shpesh se sa burrat punojnë në vende pune me rroga të vogla, kurse pagat e tyre në poste të njëjta me burrat janë deri në 1/3 më të vogla. Pavarësisht nga kjo, sipas të dhënave të demografëve, çdo një ndër tre familje ruse ndeshet me një situatë të tillë, kur gratë marrin rroga më të vogla se burrat e tyre.

Komentimi i artikullit të ditës

Drejtoresha e Qendës së studimit të elitës të Institutit të sociologjisë të Akademisë së Shkencave të Rusisë Olga Krishtanovskaja shprehet në lidhje me avantazhet e jetës së grave ruse: "Pavarësisht nga fakti, se populli ynë nuk është nga ata që preferojnë fort të lavdërojnë e të thotë, se jeta është normale (sepse njerëzit janë më tepër të prirur të qahen e të ankohen), megjithatë duhet të jemi objektivë e të themi se gjendja e grave në Rusi nuk është aspak e keqe. Për arsye se mosha e daljes në pension është shumë e ulët - për gratë ajo rezulton vetëm 55 vjeç. Në kohën tonë ajo shumë shpesh bëhet moshë e lulëzimit për to. Gratë ruajnë për mrekulli formën, pamjen e jashtme, dhe, më kryesorja, ato gëzojnë  të drejtën e zgjedhjes: të dalin në pension apo të vazhdojnë të punojnë. Dhe, sigurisht, nuk janë aspak keq punët edhe me amësinë dhe fëmijërinë: ekziston kapitali i amësisë, leja e paguar e barrës nga shteti, ndihma sociale për nënat që rrisin të vetme, pa burrë, fëmijët e kështu me radhë. Pra, gruaja tek ne në vend është mjaft e mbrojtur nga shteti", konkludon Drejtoresha e Qendës së studimit të elitës të Institutit të sociologjisë të Akademisë së Shkencave të Rusisë Olga Krishtanovskaja.