0Administrata Kombëtare Palestineze përshëndet deklaratën e bërë në Moskë nga "katërshja" e ndërmjetësve ndërkombëtarë, që i bën thirrje Izraelit për ngrirjen e veprimtarisë së ndërtimit të vendbanimeve të reja hebree në territoret e okupuara. Për këtë deklaroi Ndihmësi i kreut të administratës palestineze Said Arikat, i cili është përgjegjës në Organizatën për çlirimin e Palestinës për zhvillimin e negociatave me Izraelin, njofton Agjencia ITAR-TASS. "Katërshja" konfirmoi, se paqja arabo-izraelite dhe krijimi i shtetit palestinez në Bregun Perëndimor të lumit Jordan dhe në sektorin e Gazës u përgjigjet interesave të të gjitha vendeve.