Kryeministri rus Vladimir Putin deklaroi se në Rusi do të ndërtohen aq energoblloqe bërthamore, sa u ndërtuan gjatë gjithë kohërave të drejtimit të pushtetit sovjetik. Në mbledhjen kushtuar zhvillimit të degës Putinit iu paraqit tabloja me përmasa të gjera e së ardhmes bërthamore pa re të Rusisë, vë në dukje botimi "Kommersant". Dhe me të vërtetë, gjatë disa vitesh në Rusi planifikohet të ndërtohen 26 energoblloqe. Jashtë shtetit, kujtoi Kryeministri, Rusia zotëron 40 % të tregut të energjisë bërthamore. Vitin tjetër do të fillojë nga puna elektrostacioni bërthamor që po ndërtohet në Busherin iranian. Gjithsej për ndërtimin e elektrostacioneve të tillë në Rusi nga buxheti federal për vitin në vazhdim do të caktohen 68 miliardë rubla. Gjatë gjysmëshekullit të afërt nuk do të ketë alternativa të tjera të energjisë atomike.

Më 20 mars në mbarë Rusinë planifikohet zhvillimi i aksioneve të protestës - "Dita e indinjatës". Për të shprehur pakënaqësinë e vet ndaj veprimeve të autoriteteve lokale dhe federale do të dalin lëvizjet opozitare dhe shoqërore të të gjitha kallëpeve. Siç njofton gazeta "Vremja novostei", në Moskë Bashkia kryeqytetase nuk lejoi zhvillimin e aksionit "Dita e indinjatës", të cilën dëshiron ta zhvillojë opozita joparlamentare. Në Kaliningrad organizatorët e mitingut nën presionin e autoriteteve hoqën dorë vullnetarisht nga organizimi i tij, kurse në Vladivostok e këshilluan opozitën që në afate sa më të shkurtra të largohet përtej kufijve të  qarkut të Primorskut. Ngjarjet kryesore pritet të zhvillohen në Moskë, Shën Peterburg, Kaliningrad dhe Vladivostok. Në këto qytete opozitës i lindën probleme serioze me koordinimin dhe bashkërendimin e aksioneve të veta. Dhe prandaj nuk mund të përjashtohet aspak edhe ai skenar, se demostrimi aktiv i pozitës së vet civile do të përfundojë për protestuesit si zakonisht - me "komunikimin e ngushtë" me repartet speciale të milicisë. Përveç qendrave kryesore të aktivitetit të protestës,  "Dita e indinjatës" do të zhvillohet, si të paktën, edhe në 10 qytete të vendit.

Duma Shtetërore po përgatitet të miratojë projekt ligjin, i cili rreptëson kërkesat ndaj zyrave bookmakers (lokalet e basteve) dhe totalizatorëve. Ai do të rrisë deri në 15 herë nivelin minimal të aktiveve për organizatorin e lojrave të fatit. Qëllimi i dokumentit, siç njofton botimi "Gazeta", është arritja e qendrueshmërisë financiare të bookmakers-ve, rritja e përgjegjësisë së tyre përpara pjesëmarrësve të lojrave dhe transparencës përpara shtetit. Pas hyrjes në fuqi të ligjit, i cili do të lejojë aplikimin e biznesit të lojrave të fatit vetëm brenda kufijve të katër zonave të përcaktuara, një pjesë e pjesëmarrësve të këtij tregu vendosi të kalojë në sferën e totalizatorëve.