0"Kuarteti" i ndërmjetësve ndërkombëtarë për rregullimin e konfliktit në Lindjen e Mesme do të bëjë gjithçka të mundur për arritjen e  rifillimit të negociatave jo të drejtpërdrejta midis izraelitëve dhe palestinezëve, deklaroi Kreu i MPJ i Federatës Ruse Sergei Lavrov sipas përfundimeve të mbledhjes së "kuartetit" në Moskë. Atyre u është dhënë një afat kohor prej 24 ditësh për rifillimin e negociatave, njoftoi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon. Pjesëmarrësit e "kuartetit" dënuan Izraelin për veprimtarinë e tij të ndërtimit të vendbanimeve të reja hebree në Jeruzalemin Lindor dhe i bënë thirrje Palestinës për të vepruar në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe marrëveshjet e përfunduara më parë. Përveç kësaj, "katërshja" konfirmoi, se paqja arabo-izraelite dhe krijimi i shtetit palestinez në Bregun Perëndimor të lumit Jordan dhe në sektorin e Gazës u përgjigjen interesave të të gjitha vendeve.