0Qeveria e Rusisë miratoi planet për zgjatjen e afatit të shfrytëzimit të Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN) deri në vitin 2020, njoftoi Kreu i Agjencisë Federale Kozmike të Rusisë Anatoli Perminov. Sipas fjalëve të tij, në takimin e drejtuesve të dikastereve kozmike të vendeve pjesëmarrëse në programet e SKN: Rusisë, Kanadasë, Japonisë, SHBA-s dhe Agjencisë Kozmike Europiane, që u zhvillua këto ditë në Tokio, u fol për zgjatjen e afatit të shfrytëzimit të Stacionit deri në vitin 2028. Perminov tha gjithashtu, se në zhvillimin e eksperimenteve në SKN ka mundësi të përfshihen edhe vende të tjera, për shembull, India, Kina, Kazakistani, Ukraina dhe Brazili.