0Piloti me nënshtetësi italiano-suedeze Riccardo Mortara ka ndërmend ti bjerë rreth e përqark rruzullit tokësor me avion biznes-klasi për një kohë rekord. Pjesëtarë të ekuipazhit do të jenë gjithashtu ndihmës piloti-djali i Mortarit dhe francezi Flaven Gederzo. Avioni do të niset nga Gjeneva dhe do të kthehet po aty pasi të ketë përshkuar pothuajse 37 mijë km. Historia e fluturimit të Mortarit do të fiksohet në një film dokumentar. Atë është ngarkuar ta realizojë regjizorja ruse Llana Parshina.