0Maratona e rinisë, e cila i kushtohet 65 vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike, startoi në Shën Petërburg. Në të marrin pjesë nxënës shkollash dhe studentë. Gjatë zhvillimit të maratonës, e cila do të zgjasë deri në 14 maj, pjesëmarrësit do të sistemojnë dhe rregullojnë varrezat vëllazërore ushtarake, do të mbledhin informacion për monumentet dhe përmendoret e historisë së luftës, do tu japin ndihmë sociale për zgjidhjen e problemeve të jetës së përditshme pjesëmarrësve të luftës (veteranëve).