0Aviacioni izraelit bombardoi gjashtë objektiva në sektorin e Gazës si kundërpërgjigje ndaj goditjes raketore palestineze të dhënë në jug të Izraelit, njoftuan në shërbimin e shtypit të Ushtrisë së Mbrojtjes të Izraelit. Përgjegjësinë për dhënien e goditjeve mbi territorin e Izraelit e morrën përsipër grupimet që janë në opozitë me lëvizjen drejtuese në Gazë. Shkëmbimi i zjarrit ndodhi në vigjilje të mbledhjes në Moskë të "kuartetit" të ndërmjetësve ndërkombëtarë për Lindjen e Mesme, në të cilin hyjnë: Federata Ruse, SHBA-s, OKB, BE.