0Mjekët e Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) të Rusisë gjatë kohës së qëndrimit në Kili u dhanë ndihmë më shumë se 10 të dëmtuarve nga tërmetet që ranë atje. Spitali mobil, i cili është dislokuar në rajonin e Puente Alto, punon 24 orë pa ndërprerje. Gjatë 6 ditëve të punës janë zhvilluar 35 ndërhyrje kirurgjikale, kurse psikologët e MSJ të Rusisë, nga ana e vet, u kanë dhënë ndihmë gati 150 të dëmtuarve. Seria e tërmeteve të fuqishëm që ranë në Kili mori jetët e rreth 500 vetave. Shumë të tjerë deri më sot quhen si të humbur pa lënë gjurmë.